E dhimbshme…/ Ndërron jetë në moshën 56-vjeçare ish-presidenti Shqiptar

Ka ndërruar jetë ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani në moshën 56-vjeçare.

 

Nishani u shtrua fillimisht në spitalin e “Senatoriumit, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më pas u nis për në Gjermani, ku edhe ka ndërruar jetë.

 

Ish-presidenti po trajtohej për pneumoni bilaterale post Covid. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimmune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat e virusit, duke mbyllur kështu sytë përgjithmonë ditën e sotme.

 

Ai ishte në koma, ku mbahej në jetë me anë të aparaturave.

 

Bujar Nishani ka lindur më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017.

 

Nishani studimet e larta i kreu në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, në vitin 1988. Ka kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për “Menaxhimin e Resurseve të Mbrojtjes”, në vitin 1996.Studioi për Jurispudencë në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua si jurist në vitin 2004. Në vitin 2005 mori titullin “Master”, në Studimet Evropiane, në Shkollën e Studimeve Evropiane, pranë Universitetit të Tiranës.

 

Karriera politike e zotit Bujar Nishani ka kaluar nëpër këto etapa: në vitin 1991 anëtarësohet në Partinë Demokratike; në vitin 2001 zgjidhet Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën; në vitin 2003 zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë nga lista e Partisë Demokratike; në vitin 2005, zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie.

 

Në korrik të vitit 2005, Nishani zgjidhet deputet në zonën elektorale 34, në Tiranë si përfaqësues i Partisë Demokratike.

 

Nga marsi 2007 – shtator 2009 mbajti portofolin e Ministrit të Brendshëm; nga shtatori 2009 – prill 2011 kreu detyrën e Ministrit të Drejtësisë; për t’u rikthyer përsëri në prill të vitit 2011 si Ministër i Brendshëm, detyrë të cilën e mbajti deri në qershor të vitit 2012, kohë në të cilën Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi në detyrën e Kreut të Shtetit deri më 24 korrik të 2017.

TE TJERA

spot_img