Deti shqiptar “magnet” për të huajt, fluks turistësh në Shkodër dhe Velipojë

Nga Simon Shkreli

 

Nisja e sezonit turistik veror dhe ardhja e vizitorëve të huaj ka rritur ndjeshëm fluksin e kalimeve në pikat kufitare të vendit.

 

Në Muriqan janë regjistruar edhe 2000 automjete në 24 orë, një shifër e lartë për muajin maj.

 

Pjesa më e madhe e tyre i drejtohen bregdetit të Velipojës.

 

Vjen për herë të dytë në Velipojë. Roberti ky shtetas gjerman thotë se e pëlqen këtë plazh pasi ka rërë dhe dy fëmijët e tij argëtohen.

 

“Është hera e dytë që vij, më pëlqen shumë plazhi ka vend për fëmijët, të cilët kënaqen. Këtu më pëlqen të vij çdo herë. Këtë vit besoj se do I mbyll pushimet me Velipojë. Kam dy javë në Shqipëri. Vitin tjetër besoj do vij sërish”, thotë turisti.

 

Turistë e parë kanë mbërritur, bizneset janë drejt fundit të përgatitjeve, ndërsa Bashkia e Shkodrës ka rehabilituar sheshin qendror dhe shëtitoren e plazhit.

 

Uji është shumë i pastër këtu në Velipojë, pushuesit janë ditorë janë të pakët, ka dhe të huaj. Ndërkohë që përgatitjet kanë filluar. Pastrimi i rërës së plazhit, rregullimi i parqeve publike, por dhe vetë bizneset kanë filluar që të punojnë për tu përgatitur për ardhjen e sezonit turistik.

 

Një prej sipërmarrësve që ka një bar pranë plazhit, Lekë Marku thotë se masa e marra nga bashkia, por dhe nga vetë ata do t’ju ofrojnë turistëve një plazh më të pastër, shëtitore dhe sheshpushim të gjelbëruar.

 

“Kemi marrë masat e duhura dhe bashkia ka pastruar brezin ranor. E pjesa e lulishtes është gjelbëruar. Kjo do ndikojë në sezonin turistik se kur shohin një panoramë ndryshme shtyhen të zgjatin ditët e tyre në Velipojë”, thotë Lekë Marku.

 

Nëse pjesa pranë vijës bregdetare të Velipojë është rehabilituar, rrugët e brendshme janë të dëmtuara dhe në to nuk ka ndriçim. Banorët e rrugës 15 I kërkojnë bashkisë t’ju zgjidhë këto probleme.

 

“Vjen pushuesi se s’di nga të shkojë se është natë.”

 

“Mirë që rrugën se kemi të shtruar po të paktën të na vënë dritat se jemi qorra.”

 

Vizitorë të tjerë tërhiqen gjithnjë e më shumë prej turizmit kulturor.

 

Ditët e fundit në qytetin e Shkodrës kanë mbërritur dhjetar autobusët me turistë.

 

“Vijmë nga Gjilani, kemi kohën e lirë dhe do shkojmë ku të kemi qejf vetë. Do vizitojmë qytetin. Është hera e parë që vijmë.”

 

Mesatarisht 10 deri 20 autobusë në ditë vijnë për të vizituar qendrat historike dhe traditën e qytetit të Shkodrës.

 

Kalaja Rozafa, destinacioni legjendar i qytetit, mbetet unike për ata që e vizitojnë për herë të parë.

 

Mohamed dhe Ahmad nga Afganistani, prej disa muaj jetojnë në Shëngjin. Kishin dëgjuar nga disa shqiptarë për historinë e Rozafës vendosën ta vizitojnë.

 

“Është hera ime e parë këtu në këtë kala, është e mrekullueshme. Kam dëgjuar për historinë e saj dhe për legjendat se si është ndërtuar. Dhe kur vij këtu shoh se në këtë vend ka ekzistuar një mbretëri e madhe, e fuqishme. Në Shqipëri jemi shumë mirë edhe pse larg vendit tonë. Por populli shqiptar është shumë i dashur me ne”, tha Mohamed Idris.

 

“Ne kemi pasur kështjella të tilla të mëdha në Afganistan, por luftërat e shumta I kanë shkatërruar. Më sjellin në mendje vendlindjen sa herë shoh kështjella të tilla. Jam I mahnitur me atë që ofron kjo kështjellë”, shprehet Ahmad Roshani.

 

Drejtoresha e turizmit pranë bashkisë, Jorida Dushi është optimiste për këtë sezon turistik. Parashikon një fluks në rritje të pushuesve.

 

“Pas dy viteve të vështira nga situata e Covid pritet, që këtë vit të kemi rritje të numrit të pushuesve dhe të arrijmë shifrat e 2019. Nga kontaktet që kemi me operatorët turistik mbetet problematike mungesa e njësive akomoduese me 4 a 5 yje për të qënë konkurrues me vendete rajonit.”

 

Sipas të dhënave nga zyra e Taksave të Bashkisë në Velipojë janë rreth 1500 struktura akomoduese me 5 mijë dhoma, në Theth 47 bujtina me 936 shtretër, ndërsa qyteti I Shkodrës përfshi

 

Shirokën dhe Zogajn ka rreth 50 struktura akomoduese me 600 shtretër.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...