Zana Çela risjell në vëmendje sherrin e saj me Inva Mulën: Ja raporti që kemi sot…

Debati për mungesën e sopranos Inva Mula në inaugurimin e rikonstruksionit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit është rikthyer në vëmemendje gjatë një interviste të drejtueses së këtij institucioni, Zana Çela.

 

E ftuar në “Ftesë në 5”, Çela shprehu se në TKOB janë punësuar shumë artistë të rinj dhe numri i shfaqjeve është pesëfishuar. Ajo më pas u pyet në lidhje me bashkëpunimin me emra të mëdhenj të artit, ku moderatorja Bieta Sulo riktheu në vëmendje mungesën e sopranos Inva Mula në inaugurimin e rikonstruksionit të Teatrit dhe intervistat që ajo dha më pas.

 

Çela foli rreth asaj që e cilëson si “mosangazhim i artistes së mirënjohur Inva Mula”, duke thënë se sporanos i janë dërguar dy-tre ftesa zyrtare përmes emailit, të cilat ajo i ka injoruar. Në lidhje me raportin që ka sot me Mulën, ajo nuk dha një përgjigje të qartë, por theksoi se ka raporte miqësore me të gjithë artistët që ndajnë me të emocione për artin.

 

“Sa i përket bashkëpunimit me emra të mëdhenj, ne gjatë gjithë kësaj kohe kemi bashkëpunuar me emra të mëdhenj, të cilët kanë patur mundësi që të shkëputen nga axhenda e tyre për të interpretuar në TKOB. Janë krijuse si Eno peçi, interpretues si Ermonela Jaho, pedagogë si Saimi Pirgu.

 

Nëse doni që të flasim rreth mosangazhimit të këngëtares së mirënjohur, artistes së mirënjohur, Inva Mula, besoj që prap ju dhe shumë të tjerë e kuptuat që Inva e kishte patur, ajo ndoshta, të pamundur ardhjen dhe pjesëmarrjen e saj. Sepse Teatri i Operas dhe Baletit i ka nisur të paktën dy-tre ftesa institucionale, nëpërmjet emailit dhe madje edhe Zana Çela si një prej mikeshave të saj i kam dërguar edhe një ftesë miqësore në Whatsapp, në një tekst midis miqsh.

 

Dhe të gjitha këto pasi Inva u prononcua sepse unë nuk e besoj që ajo mund të dilte dhe të thoshte nuk më ka ftuar Teatri. Po flasim si pjesëmarrëse në program, nuk po flas për ftesën si spektatore. Emailet që ne kemi prezantuar i bëmë të ditur për shtypin. TKOB Invën e ka ftuar disa herë, disa herë sepse ceremonia e hapjes së Teatrit ishte planifikuar disa ditë para tërmetit, pastaj në shkurt, pastaj u planifikua kur u bë. Gjatë gjithë kësaj periudhe e kemi ftuar. Inva nuk ktheu asnjëherë asnjë përgjigje, dhe këtu insitiucioni u ndie i ofenduar. Invën e kami ftuar disa herë. A jeni mikesha sot? Unë jam mikeshë me këdo që ndan së bashku me mua emocione pozitive për artin në Shqipëri, absolutisht me të gjithë. I bëmë edhe ftesë që të ishte në audiencë, dhe ajo ktheu përgjigje duke thënë se nuk mund të vijë sepse ka impenjime të tjera. Me kënaqësinë më të madhe do të donim ta kishim Invën, madje në shtator 2017 ne hapëm sezonin operistik, të cilin unë ia besova Invës e cila nuk kishte bërë ndonjëherë regji.”- tha Zana Çela.

 

Ndër të tjera Zana Çela u pyet edhe në lidhje me fondet e TKOB, pas lajmeve që kishin qarkulluar. Ajo shprehu se e gjithë e vërteta është në faqen zyrtare të webit të Teatrit të Operas, ku sipas saj është botuar e gjithë analiza 4-vjeçare e punës.

 

“Unë kujtova se ju si gazetare me eksperiencë dhe që njihni çdo gjë që ndodh në realitetin kulturor dhe artisik të Shqipërisë do thonit: Si mbijetuat, si e mbajtët Teatrin pa godinën e tij. E dyta: Si arritët të pesëfishonit numrin e shfaqjeve në krahasim me kohën kur teatri e kishte shtëpinë. Tjetra: Si arritët të shtatëfishonit numrin e audiencës. Pra, mbajtët një teatër që e shpërndatë në të gjithë Shqipërinë duke rritur audiencën. Sepse nuk ka ndodhur ndonjëherë që teatri të marrë çantën në shpinë, të ikë në shtëpi.

 

Nëse neve do të mbetemi me çfarë thonë dhe nuk do t’i referohemi fakteve atëherë komentet janë pafund. Nëse ju doni të shikoni të vërtetën futuni në faqen e webit të Teatrit të Operas, ku që para 4 vitesh është botuar analiza 4-vjeçare e punës, me shifra me fakte me çdo gjë. Ne kemi një të mirë sepse çdo ditë hap pas hapi webi… Numri është pesëfishuar, ose në total është 1115, diçka e tillë i të gjitha aktivitetve. Shfaqjet janë të disa gjinive, opera, balet koncerte gala, turne koncertalë nëpër Europë, Amerikë. Është rritur audienca në momentet më të vëshitra. Shifrat janë aty, kush do t’i lexojë, kush ka sy t’i lexojë i keni aty.”- tha Çela.

 

Çela drejton Teatrin e Operas që prej gushtit të vitit 2016, ndërsa e ka mbajtur më herët këtë post edhe në vitet 2000-2003. Ajo prej muajsh ka mbaruar mandatin e saj 4-vjeçar në krye të këtij institucioni.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...