Robert Berisha i kërkon të bëjnë një fëmijë bashkë, por Arjola ka një kusht…

Arjola Demiri ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Robi Plaket Kur Don Vetë”. Gjatë intervistës Robert Berisha e ka pyetur për “4” fëmijët e saj.

 

Aktorja e ka korrigjuar duke i thënë se ka tre fëmijë.Për të dalë nga situata, Roberti i ka thënë që të katërtin ta bëjnë bashkë. “Të na dalë fëmija me këmbë 50 o Robert”, i është përgjigjur Arjola më të qeshura, teksa moderatori ka vazhduar duke i thënë të bëjnë një djalë.Arjola: Unë dua vajzë!

 

Robert Berisha: Unë jam ekspert vajzash! Aktorja ka rrëfyer sesi ka shkuar jeta e saj pas daljes nga shtëpia e Big Brother Albania, tashmë jashtë kamerave.

 

Ajo tregon se njerëzit kanë shumë interes për shtëpinë që iu dhurua, por kjo gjë tashmë i është kthyer ne bezdisje. “Nuk thonë mirëmëngjesi, mirëmbrëma. E more shtëpinë? Mu shndërrua në problem dhe bezdisje. I bëj thirrje Kodrës së Diellit ta bëjë shtëpinë time të parën.”Aktorja tregoi po ashtu se i është plotësuar ëndrra që kishte për të prezantuar një emision. Ajo tha se i është ofruar një punë në një televizion të ri në Kosovë.

 

“Në Kosovë më është ofruar një punë në një televizion. Dëshira ime është të bëj një shfaqje. Të bëj një emision për një TV të ri që po hapet në Kosovë. Prezantuesja e një emisioni vetëm për mua”, tregoi Arjola.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...