FOTO/ Moderatorja dhe Kledi Hysaj konfirmojnë lidhjen? Dyshja dalin publikisht pas zërave për një romancë

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP” dhe modeli Kledi Hysaj dhe këngëtarja Evi Reçi duket se kanë konfirmuar mbrëmjen e sotme zërat se janë në një lidhje.

 

Evi ka qenë e ftuar në “Netët e klipit shqiptar ku ka rrëmbyer edhe një çmim, atë të “Klipit më të mirë qytetar”. Dhe gjejeni pak kush ia dorëzoi çmimin..pikërish Kledi. Modeli jo vetëm që ka qenë në Ulqin me të por është ngjitur edhe në skenë për t’i dhënë kupën.

 

Ai po ashtu e ka mbështetur të dashurën e përfolur edhe në rrjetet sociale ku ka publikuar video të sajat. Ndërkohë edhe shumë të pranishëm të tjerë i kanë postuar ata në rrjetet sociale.

 

Vetë ata nuk ishin shfaqur krah njëri-tjetrit, por disa postime në Instagram ngritën dyshime. Në fotot e publikuara prej tyre vihej re që kanë qenë në disa vende të përbashkëta. Për shembull, së fundmi ishin të dy në Vlorë.

 

Pak muaj më parë Kledi konfirmoi përfundimin e marrëdhënies 6-vjeçare me modelen austriake, Khaoula Selmi. Modeli tregoi se u ftohën gjërat nga ana e tij dhe pasi e konsultoi me ish-partneren vendosën të ndaheshin. Ai u shpreh se ndoshta nuk ishte momenti i duhur për tu ndarë, por “kështu e ndjeu”.

 

“U ftohën gjërat nga ana ime dhe kur isha në Austri i thashë që kjo lidhje nuk ka drejtim, kështu të dy bashkë i dhamë fund. Ishte pak e dhimbshme sepse janë 6 vite, por ka 2 vite që nuk kisha mundësi të bëja hapin që duhej, të krijoja një familje dhe të shkoja drejt martesës.

 

Dhe nëse nuk e doja këtë me një person që kisha 6 vite, atëherë kur do ndodhte. Është ndarja e dytë, sepse kam pasur dy lidhje të gjata. E kam të vështirë dhe nuk ndodhi diçka konkrete, momenti nuk ishte i duhur por kështu e ndjeva dhe kështu vendosa”, u shpreh ai në “RTV Ora”.

 

TE TJERA

spot_img