Dritan Shakohoxha zbulon për herë të parë gënjeshtrën e madhe që iu ka thënë shqiptarëve

Gazetari Dritan Shakohoxha i ftuar dje në emisionin ‘Duopol’ foli ndër të tjera për ndeshjen e shumëpërfolur të ekipit tonë kombëtar të futbollit në Beograd ku djemtë kuqezi u sulmuan fizikisht.

 

Ndeshja u ndërpre, tensioni ishte i madh, nga tifozët por edhe nga lojtarët serbë të nxehur nga flamuri Autoktonus që Ismail Morina lëshoi në mes të fushës.

 

Ndërkohë që situata dukej se doli jashtë kontrollit dhe në Shqipëri shtohej ankthi për sigurinë e lojtarëve tanë, komentatori Dritan Shakohoxha në një lidhje nga Beogradi tha se ndodhej në korridoret e brendshme të stadiumit. Shakohoxha raportoi se lojtarët e skuadrës kuq e zi i kishte fare pranë dhe ishin shëndoshë e mirë.

Shtatë vjet më vonë, në emisionin Shakohoxha pranoi se kishte gënjyer. “Nuk isha asnjë sekondë në ambientet e brendshme të stadiumit, isha po aq i shqetësuar sa ju në Shqipëri për fatin e lojtarëve tanë,”- tha gazetari.

 

“Problemi ishte se telefonatat e familjarëve, ankthi i tifozëve dhe i gjithë shqiptarëve shtohej, tensioni po rritej edhe në Shqipëri po aq sa në Serbi.

 

Kështu vendosa të thoja një të pavërtetë, që të qetësoja familjarët e lojtarëve. E imagjinoja se në çfarë ankthi duhet të ishin”, pranoi Shakohoxha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...