“Doktori nuhat diçka” Artur Zheji tregon arsyen pse Sali Berisha po sulmon SPAK

Gazetari Artur Zheji ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha se SPAK është një strofkull kriminelësh.

Zheji u përgjigj se Berisha nuhat diçka përderisa i thotë këto fjalë, ndërsa analisti Fatos Lubonja nga ana tjetër u shpreh se SPAK e ka treguar në disa raste që është i kapur.

Zheji: Nuk i përket një politikani (Berisha) të thotë për një organ të drejtësisë të thotë “strofull kriminelësh”. Më duket shumë e egër dhe siduket Berisha nuhat diçka që nuk e dimë. Fakt është që u bë një operacion i madh. Berisha nuk pati asnjë opinion për vrasjen e 25 prillit në Elbasan, tani u zbulua që ka qenë një inskenim i Gaz Bardhit.

Ai e sulmoi SPAK, tha është strofull kriminelësh. Kemi një sulm simetrik, herë Rama që i bie SPAK, tani i bie doktori. Jam dakord për atë prokurorin që ka bërë dëshmi të rreme, ku u zhdukën ca prova, u zhdukën gjithë kamerat. Këtu Gaz Bardhi ishte në mbrojtje të votave të demokratëve. Tani Berisha e sulmon për vdekje. Unë këtë gjë e kam parë shumë herë dhe kjo nuk më çon në rritje opozitare.

Po të jetë kështu, i bie që të vetmen shpresë të mos kemi SPAK, prokurorinë, ndërkombëtarët, por një revolucion dhe të dalë ku të dalë. U pa edhe bojkoti, edhe sulmet ndaj kryeministrisë që nuk arritën dot ta rrëzojnë systemin.

E dhimbshme është kur shohim se si majmen dhe si kalojnë makinat e tyre të shtrenjta, por më mirë një system demokratik jo perfekt, sesa një revolucion që nuk i dihet si shkon. Nëse do kemi sulme nga të dyja krahët do të ketë demoralizim në radhët e SPAK. I sulmon kryeministri rëndshëm, i sulmon edhe kreu i opozitës, Berisha. Megjithatë njerëzit besojnë të SPAK.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...