“Burrin e kam shumë të mirë”/ Këngëtarja konfirmon lidhjen me Mevlan Shabën? (Video)

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Mevlan Shaba nuk arriti të gjente sërish dashurinë në program dhe pse vendosi të rikthehej për ta provuar dhe njëherë fatin.

 

Mirëpo disa kohë më parë ai u përfol se kishte nisur një romancë me këngëtaren Albulena Ukaj, kjo pasi dyshja janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin në video apo fotot që kanë postuar bashkë. Kur u pyet nëse kjo gjë është e vërtetë ai i hodhi poshtë aludimet dhe sqaroi se këngëtarja është thjesht një mikeshë e tij.

 

Por artistja ka bërë të kundërtën. Ajo duket se ka konfirmuar së fundmi zërat se ata janë bashkë. Albulena ka postuar një video ‘Tik Toku” duke improvizuar një intervistë të cilën e kishte vendosur në sfond dhe dëgjohej pyetja se çfarë nuk të pëlqen tek burri dhe Ukaj përgjigjet duke thënë se burrin e ka shumë të mirë. Ndërkohë krahas saj shikohet dhe Mevlani i cili duket se e pohon atë që tha këngëtarja.

 

Ajo e ka postuar videon në InstaStory dhe i ka bërë tag ish-konkurrentit duke i vendosur dhe një zemër të kuqe. Nuk dihet nëse videoja është bërë thjesht për shaka apo këngëtarja në të vërtetë na konfirmoi romancën me Mevlanin por fansat janë të bindur se mes tyre ka nisur diçka, madje në rrjet po qarkullojnë disa foto të dyshes ku shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin.

TE TJERA

spot_img