Moti merr kthesën e madhe! Ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për ditët në vijim

Dita e sotme ka nisur dhe po vijon të jetë e nxehtë njësoj si ditët e fundit.

Por për fat të mirë, meteorologia Tanja Porja bën me dije se presim një freskim të lehtë të kushteve të motit gjatë fundjavës. Kryesisht të dielën dhe të hënën.

Por edhe ditët e para të qeshurit premtojnë mot mjaft të nxehtë.

“Edhe dita e nesërme ruan pak a shumë të njëjtat vlera termike si sot, kemi kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Është dita e shtunë ajo që sjell prezencë të reshjeve të pakta të shiut, kryesisht në skajin verior dhe në atë veri-lindor. Por këto janë reshje krejt afatshkurtra.

E diela sjell rebeshe në një pjesë të mirë të territorit shqiptar. Rrebeshe të cilat do të shoqërohen edhe me shkarkesa elektrike.

Fusha termike sjell rënie të lehta dhe graduale të temperaturave, si në vlerat e mëngjesit ashtu edhe në mesditë dhe presim që dita e diel të freskojë moti ndjeshëm.

Nga 10-31 gradë celcius ku është një diferencë mjaft e ndjeshme me këto ditë, ku kemi 4 gradë më pak se dita e sotme.”, parashikoi Tanja Porja.

TE TJERA

spot_img