Mburret me vendin tonë Rama: Krenar për përshtypjen që bëri Shqipëria në sytë e gjithë Europës

Kryeministri Edi Rama e nis ditën me një falenderim për të gjithë ata që siç thotë, i dhanë jetë eurombrëmjes së Shqipërisë, duke ju referuar finales së Conference League që u luajt në “Air Albania”.

 

“Mirëmëngjes, dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

 

Mburret Edi Rama: Krenar për përshtypjen që bëri Shqipëria në sytë e gjithë EuropësRama ndan dhe dy foto nga mbrëmja e djeshme, futbollistin e Kombëtares tonë që luan me Romën, Marash Kumbulla, dhe trajnerin e ekipit italian, Jose Mourinho.Falë organizimit dhe masave të marra nga Policia, nuk u shënua asnjë icident gjatë mbrëmjes së djeshme, para, gjatë dhe pas finales.

 

Kjo ishte hera e parë që Shqipërisë i besohej organizimi i një eventi të tillë, që në fakt ishte dhe finalja e parë në histori për këtë kompeticion të ri.Shqipëria thuhet se fitoi 150 milionë euro nga kjo finale, ku më të fituarit janë padyshim hotelet dhe restorantet që kanë pasur fluks të paparë këto ditë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME