Zbulohet arsyeja e vërtetë e arrestimit të Ballist Morinës, ai do të dënohet me…

Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës ndaluan shtetasin Ismail Morinaj, 40 vjeç, banues në fshatin Shikaj, Kukës,

i shpallur në kërkim për llogari të DVP Durrës.Ky shtetas u ndalua pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht.

Gjykata e Durresit ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.Ndërkohë në një reagim pak minuta më parë, ish-kryeministri Sali Berisha tha se pas këtij akti qëndron Edi Rama që ka marrë urdhër nga Beogradi për ndalimin e Morinës.

Që pas natës së Beogradit në tetorin e vitit 2014, ku Ballist Morina bëri krenar gjithë shqiptarët me gjestin e tij. Ai është ndaluar shumë herë nga policia me pretendime nga më të ndryshmet.Ballist Morina gëzon një mbështetje të gjerë te publiku, pasi njihet për frymën dhe shpirtin e tij atdhedashës, jo thjesht me fjalë, por me vepra.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...