Si sheikë në Dubai, dy këngëtarët shqiptar i shpëtojnë ‘vdekjes’ në videklipin e tyre

Vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti kanë sjellë këngën e tyre më të re, “Ma e mira”.

Ritme verore, diell, rërë shkretëtire, veshje tipike sheikësh dhe… Dubai. Destinacioni luksoz ka qenë zgjedhja e tyre për xhirimet që sjellin pamje ekzotike, ku nuk mungojnë as gamilet karakteristike.

Të ndalur në “Rudina” në Tv Klan për të treguar pak më shumë mbi vizitën e tyre në Dubai dhe eksperiencën me klipin, me shumë humor, Endri dhe Stefi i paskan shpëtuar paq një ‘përbindëshi’ të rërës.

Rudina Magjistari: Më tregoni cila ishte eksperienca më e bukur e xhirimeve, kur keni hipur në deve, si sheikë dukeni këtu. A janë të freskëta veshjet se jam kurioze?

Endri Prifti: O, ato janë shumë të freskëta me. Atje ishte vapë, mbi 40 gradë. 43 arriti në një ditë xhirimi dhe atje ka edhe një gjë, ka shumë akrepë

Stefi Prifti: Këtë e morëm vesh pasi xhiruam se po ta kishim marrë vesh përpara…

Endri Prifti: Me pantofla aty.

Stefi Prifti: Ka tre lloj akrepash, na i treguan këto, po pas xhirimeve. Është akrepi i zi, që për 20 minuta ikën, mbaron. Është një gold që ke nja 2-3 orë kohë.

Rudina Magjistari: Të lejon të lësh testamentet ai goldi. Po i treti si ishte?

Stefi Prifti: I treti, ke kohë 24 orë për t’u kuruar./tvklan.al

TE TJERA

spot_img