Seriozisht e ka ky, apo…/ 19-vjeçari i propozon për martesë 76-vjeçares: E dua me zemër

Një 19-vjeçar dhe e dashura e tij 76-vjeçare janë bërë viralë së fundmi në TikTok.

Ata thonë se dashuria e vërtetë nuk njeh moshë.Së fundmi, Giussepe D’Anna,19 vjeç pushtoi internetin pasi zbuloi se i kishte propozuar të dashurës së tij, e cila është 76 vjeç.

Në një video, e cila është parë mbi 16.1 milion herë në rrjetet sociale, i riu shihet i gjunjëzuar me një tufë tullumbacesh në dorë dhe duke puthur me pasion të dashurën e tij pasi i propozon.

”La nostra promessa” shkruan ai krahas videos, e cila do të thotë “premtimi ynë.” 19-vjeçari, i cili ka grumbulluar afër 190,000 fansa në TikTok , ndau gjithashtu një imazh të një unaze mahnitëse.“Dhe ky është vetëm fillimi i një serie të gjatë,” tha ai pavarësisht reagimit të komentuesve në rrjetet sociale.

Pas zbulimit të moshës së tyre, e fejuara e Xhuzepesë është quajtur nga komentuesit edhe gjyshja e tij në disa raste, shkruan The Sun.Nuk është hera e parë që një çift me diferencë moshe bëhet viral në rrjetet sociale. A është thjesht vetëm për video dhe vëmendje a është dicka më shumë, kjo nuk dihet.

TE TJERA

spot_img