“Ky holandezi ynë doli pa by***ë”, Nard Ndoka tallet keq pas trazirave të mbrëmshme në Tiranë

Ish-deputeti opozitar Nard Ndoka e ka bërë një batutë për situatën e krijuar nga traziart mes tifozëve të huaj, kryesisht atyre holandezë dhe policisë në Tiranë.

Duke ironizuar ish-kryedemokratin Lulzim Basha dhe protestat e tij kundër qeverisë që shpesh përfundonin në përleshje me policinë, Ndoka shkruan:

“Këto tifozët hollandez morën para policinë, si na doli ky hollandezi ynë pa b***ë!”.Nga dita e djeshme, Tirana është në një kaos të paparë pas tifozët e shumë holandezë dhe ata italianë që kanë ardhur për finalen e Conference League kanë filluar nga trazirat që priteshin.

Nuk kanë munguar incidentet mbrëmjen e djeshme, ku mbi 10 policë janë lënduar dhe po marrin shërbim të spitali i Traumës, gjendja e tyre nuk përben rrezik për jetën.Rrugë të prishura, kazane të hedhura në tokë, xhama të thyer, e akte të tjera si këto që në situata të tilla dhe me tifozeri të tilla janë të pashmangshme.

Kujtojmë se finalja e madhe do luhet sot në mbrëmjë nga ora 21:00 në “Air Albania”, hera e parë që Shqiëpria organizon finalen e një eventi të tillë.

TE TJERA

spot_img