Kush është njeriu që ja mega-dhjeu Edi Rames në mes të parlamentit?

Tomorr Alizoti ka mbaruar studimet e larta për gjermanistike dhe më tej për sociologji në vitin 2006 në Manhaim në Gjermani.

Në vitin 2007 ka kryer kolegjin diplomatik të Berlinit.

Ai ka shërbyer më parë si diplomat, ku ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Parë për 4 vite në ambasadën e Shqipërisë në kryeqytetin gjerman.

Tomorr Alizoti ka spikatur në debatin publik dhe mediatik dhe është autor i dhjetëra shkrimeve, analizave dhe editorialeve.
Ai vjen nga një familje e njohur me traditë patriotike që u persekutua ashpër nga regjimi diktatorial dhe sot ai është deputet i Partisë Demokratike.

Ditën e sotme në sallën e kuvendit, ai kërkoi që PS të shkëputet nga krimet e komunizmit. Sipas tij, së paku PS duhet të kishte nderuar figurat e kryengritjes më të ashpër ndaj diktaturës, asaj të Qafë-Barit.

Deputeti demokrat tha se kur vetë jetonte në kasolle i internuar, Rama ishte në mes të Tranës. Alizoti nuk heziton t’i kujtojë kryeministrit privilegjet e Partisë së Punës, ndërsa mori duartrokitjet e deputetëve demokratë.

“Kur unë jetoja në kasolle ju ishit në mes të Tiranës. Jo se kishit faj. Shqipëria duhet ti respektonte, Pal Sokolin…Po të mos ishte partia e punës ju dhe Olsi do shpërndanit çadra në Dhërmi dhe Vuno.

Ju të paktën duhet për dy fisnikë që sfiduan diktaturën, ti nderonit. Sepse kjo parti e majtë është pronë kombëtare duhet të shkëputet nga krimet e komunizmit, por edhe arroganca juaj.

Kjo arroganca juaj ndonjëherë ju bën edhe injorant. Unë do vahdoj tju dëgjoj dhe do pi një kafe për qejfin tim”, tha Alizoti.

Revolta e Qafë-Barit tronditi themelet e diktaturë komuniste. Në maj të vitit 1984, 24 të burgosur politikë në burgun e Qafë-Barit, u ngritën në një protestë të pazakontë dhe luftuan me gardianët kundër barbarisë së tyre. Është një ndër revoltat e rëndësishme pas asaj të Burgut të Spaçit.

Burimi: Lapsi.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...