“I doli pronari”, Ingrit Gjoni tregon ç’ndodhi me shtëpinë e braktisur: Ishte me nerva, bërtiste…

Në xhirimet e “Po Vjen”, bashkëpunimit më të ri mes Ingrit Gjonit e Indrit Milkës, spikat ambienti me qirinj në një shtëpi të vjetër.

Shandanët e artë shkrihen me veshjet skenike të këngëtarëve që kanë zgjedhur ritmet ballkanase të gërshetuara mirë me modernen.

Gjatë intervistës së tyre në “Rudina” në Tv Klan, ndërsa ndalen edhe te skenografia e klipit, dy këngëtarët nuk lënë pa përmendur një incident të lezetshëm gjatë xhirimeve.

Rudina Magjistari: Ku është xhiruar, në Tiranë apo në Shkodër?

Ingrit Gjoni: Është xhiruar në Tiranë, një shtëpi që normalisht është e braktisur, pa dritare, pa dyer. Donim antiken që kishte.

Rudina Magjistari: Ju la njeri të hynit brenda?

Ingrit Gjoni: Po, në fakt, në mes të xhirimit i doli pronari. Ishte një burrë me biçikletë që thoshte “ç’doni në pronën time?” dhe i thoshim “xhaxhi, 5 minuta do xhirojmë e do ikim”. Ishte shumë me nerva xhaxhi kur ne xhironim. Po bërtiste.

Indrit Milka: Pak, sa doli Ingriti u zbut pastaj.

Rudina Magjistari: Po kur të pa ty, çfarë tha?

Ingrit Gjoni: Iku me nerva, i hipi biçikletës dhe iku./tvklan.al

TE TJERA

spot_img