Flet eksperti/ Tifozët e shumtë në Tiranë mund të sjellin linë e majmunit tek ne?

Mijëra tifozë nga Italia dhe Holanda kanë mbërritur në Shqipëri për finalen e madhe të Conference League mes Romës dhe Feyenoord-it.

Por ardhja e këtyre tifozëve të shumtë shton edhe rrezikun e përhapjeve të sëmundjeve që po qarkullojnë nëpër Europë, si ajo e coronavirusit por edhe Lisë së Majmunit që po shqetëson autoritetet.

Megjithatë Massimo Andreoni, drejtor i njësisë operative komplekse të sëmundjeve infektive në Poliklinikën Tor Vergata në Romë dhe drejtor shkencor i Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale, është shprehur se më së shumti rrezik përbën covid sesa Lija e Majmunit.

“Është më e lehtë për dhjetëra mijëra njerëz, duke përfshirë tifozë italianë dhe holandezë, të shkëmbejnë pak Covid sesa linë e majmunit”.“Më duket e vështirë të krijoj një shpërthim, në Shqipëri nuk ka raste të lisë së majmunëve dhe në Itali janë shumë pak – shpjegon Andreon.

Prandaj ngjarja fatkeqe që në këtë moment në Shqipëri ka një pacient me linë majmuni dhe ai mund të shkëmbejnë infeksionin me të tjerët është objektivisht shumë i ulët”.

TE TJERA

spot_img