Blini këto ditë djath, gjalpë e produkte të tjera bulmeti se pas 6 qershorit do rritet çmimi deri në 50%

Kompanitë e mëdha të përpunimit të qumështit dhe bulmetit kanë lajmëruar rritje të re të çmimeve nga data 6 qershor në të gjitha pikat e tregtimit me pakicë.

Rreth 55 artikuj të qumështit, të gjalpit, djathit, kosit etj do të rriten nga 10 deri në 50 për qind, sipas listës bashkëngjitur që një nga fabrikat e mëdha ka shpërndarë në pikat e pakicës në të gjithë vendin.

Kjo është rritja e katërt e çmimeve në mënyrë të organizuar brenda këtij viti. Sipas të dhënave nga lista bashkëngjitur rritjen më të lartë e ka pësuar çmimi i gjalpit, i cili për disa lloje pritet të jetë 50 më i shtrenjtë pas 6 qershorit.

Një nga paketimet e gjalpit te deles do të shitet me 1200 lekë pas 6 qershorit nga 800 lekë që shitet aktualisht. Gjalpi i deles vasket do të shitet me 600 lekë pas 6 qershorit nga 375 lekë aktualisht.Një gotë kos 380 g do të shitet me 55 lekë nga 50 që është aktualisht.

Një shishe kos 950 g do të shitet 137 lekë nga 127 lekë që është aktualisht, 400 ml dhallë do të shiten 40 lekë nga 32 aktualisht. Një kuti me djathë dele 900 g do të shitet me 840 lekë nga 770 lekë.Burimet nga tregu pohojnë se pas rritjes se çmimeve ka shumë arsye.

Fillimisht energjia elektrike që u reflektua me herët gjatë vitit dhe tani rritja e kostos së lëndëve të para sidomos qumështit, në një kohë që numri i bagëtive në fermat e vogla po bie me shpejtësi. Ndërkohë që prodhimi i qumështit është në rënie kërkesa është në rritje edhe për shkak të rritjes së numrit të vizitorëve në raport me një vit më parë.

Menaxherët e një prej kompanive më të mëdha të përpunimit të qumështit në vend thanë se, shumë fermerë të vegjël që rrisin 1 apo 2 lopë po largohen në emigracion. Fermat e mëdha janë rritur, por numri i tyre është shumë më i vogël krahasuar me fermerët e vegjël, çka nuk arrin të ekuilibrojë sasinë e qumështit të prodhuar në treg.

Çmimi i qumështit është rritur me mbi 15 për qind këtë vit, teksa një valë rritjesh ka ndodhur për të gjitha lëndët e para që nga energjia elektrike me rreth 300%, produktet e paketimit dhe kostot e tjera që erdhën nga ndryshimi i taksimit.Sektori i blegtorisë është futur në një spirale krize vitet e fundit nga mungesa e subvencioneve në bujqësi dhe braktisja masive e fshatit në dekadën e fundit. Sipas të dhënave të INSTAT numri i krerëve të bagëtive ka rënë me rreth 20 për qind gjatë 5 viteve të fundit, teksa këtë vit rënia do jetë më e shpejtë.

Fermat e vogla me pak krerë po mbyllen nga braktisja e fshatit, ndërsa fermat e mëdha po përballen me kosto të larta pasi pothuajse të gjitha ushqimet për bagëtitë importohen nga jashtë. Pas luftës në Ukrainë çmimet e ushqimeve të kafshëve janë rritur, ndërsa fermat nuk subvencionohen nga qeveria. Shumë shpejt prodhimet shqiptare të bulmetit do të konkurrohen nga prodhimet e importit./Monitor

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...