Shoqërohen në polici 8 tifozë holandezë, rrahën një shqiptar (video)

Ku ka tifozë, festë e alkool, nuk ka sesi të mungojnë incidentet…

Vetëm pak orë pasi mbërritën në Tiranë, disa gota më shumë bënë që disa tifozë holandezë të konfliktoheshin fizikisht me një 45-vjeçar shqiptar.

Ngjarja sipas policisë ndodhi në një lokal në zonën e ‘9 katësheve’. 45-vjeçari mësohet se ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar në spital. Ndërkohë policia ka shoqëruar 8 tifozët holandezë në polici dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

“Më datë 24.05.2022, te kafe “Europa” disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç. Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë. Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një njoftim për ngjarjen.

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga finalja e Konferencë Ligë në impiantin “Arena Kombëtare”, Tirana është pushtuar tashmë nga ethet e trofeut Europian. Me mijëra janë tifozët holandezë, italianë apo edhe shqiptarë që qëndruan në radhë për të shkëputur një foto me trofeun aq shumë të dëshiruar nga Roma dhe Fejnordi.

Sheshi ‘Skënderbej” u pushtua nga atmosfera festive, për të vijuar më pas në rrugët kryesore të Tiranës. Ndryshe nga sa pritej, tifozët më të zhurmshëm dhe më të shumtë kanë qenë ata holandezë.

TE TJERA

spot_img