Rama e shkarkoi/ Kush është drejtoresha që u kallëzua në SPAK nga Manja, akuzohet për 3 vepra penale

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja nga konferenca e jashtëzakonshme foli sot për zyrtarë të korruptuar të Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Ai tha se drejtuesja e këtij institucioni Jonida Baçi u shkarkua para pak ditësh me propozim të atij vetë nga kryeministri Edi Rama.

Ulsi Manja u shpreh se Baçi është e përfshirë në skema abuzimi. Po ashtu Manja e ka akuzuar për shpërdorim detyre dhe për konflikt interesi.

“Kur flas për zyrtarë të lartë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, sigurisht e kam fjalën për drejtuesin e këtij institucioni, e cila u shkarkuar para pak ditësh me propozimin tim nga kryeministri vetë, por edhe për zyrtarë të tjerë të nivelit drejtues në atë agjenci.

Lidhur me bashkëpunimin me SPAK, unë sigurisht e vlerësoj maksimalisht punën e Prokurorisë së Posaçme në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

E kam përshëndetur punën e mirë të SPAK-ut dhe të ditëve të fundit.

Kam besimin e plotë se SPAK ka vetëm jo kapacitetet e duhura hetimore për ta çuar në fund këtë proces, por edhe shumë procese penale të tjera të nisura në Shqipëri, sepse SPAK-u tani është një strukturë që në 2 vjet e gjysmë jetë ia ka dalë të bëhet partneri më i besueshëm për agjencitë ligjzbatuese homologe në Europë.

Një erë e re kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka filluar tashmë në Shqipëri dhe unë besoj që nuk do të ndalohemi”, tha Manja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...