“Rama e ka caktuar kreun e shtetit”, gazetar ‘zbërthen’ lojën e kryeministrit dhe paralajmëron ….

Gazetari dhe ish-anëtari i AMA-s, Sami Neza parashikon se duke u nisur nga vonesat dhe mos marrjet vesh edhe brenda opozitës, të cilat çuan në dështimin e dy raundeve për emrat e presidentit të ri të vendit, procesi do të zgjasin akoma më shumë.

Neza shprehet se me gjasë presidenti do të zgjidhet në raundin e 4 ose të 5, ashtu edhe në zgjedhjen e fundi të presidentit.
“Dy raundet e para i japin tolerancë opozitës, ajo do duhej të kishte propozuar një emër për kandidat.

Në fakt, kjo s’ka ndodhur, sepse edhe në dy rastet e mëhershme, janë zgjedhur president përmes raudnit të 4 ose të 5, dhe kështu besoj se do të ndodh edhe tani, nuk shoh arsye dhe shpresë që opozita ti kthehet lojës parlamentare. Është ulur niveli i debatit dhe mundësia që të paraqiten me një emër dominues që do të kalojë në parlament me vota të përgjithshme.”, tha ai.

Sipas Nezës, Rama po luan një lojë politike, meqë funksioni i tij është për ta ushtruar dhe jo për të negociuar, dhe si i tillë, ai duket të ketë emrin e kandidatit.

“Unë them se Rama e ka përcaktuar emrin e kreut të shtetit, dhe gjithçka është lojë politike, por duhet ti kthehemi realitetit.

Opozita siç vendosi për të negociuar për presidentin, nuk ishte e ndershme as me veten, as me mazhorancën, sepse kishte disa probleme me përfaqësimin e opozitës. Nëse Rama është i interesuar për zbatimin e Kushtetueses, duhet që t’jua besonte opozitës propozimin e emrit,

në fakt Rama iu përafrua, por ndërkohë përjashtoi propozuesit e kërkesës nga negociatorët dhe siç dihet gjërat rrodhën që pati një ngërç përfaqësimi dhe PS nuk ishte e interesuar për emrat që ishin të përfaqësuar në proces.

Rama e ka funksionin për ta ushtruar dhe jo për ta negociuar, jo vetëm ai, por edhe Berisha, Rama e do pushtetin e rehatshëm për ti realizuar ato që objektiva që i ka vënë vetes.

Ai nëse do të zgjedh me pak dinakëri nëse qëndron në spektrin e politikës së djathtë, përndryshe do të zgjedhë një grua.”, u shpreh Neza.

TE TJERA

spot_img