Ou…!!! Këngëtarja serbe paguan mijëra euro për të blerë këngën e Ronela Hajatit

“Leje” është kënga që Ronela Hajati solli në bashkëpunim me Klement.

E publikuar në fillim të Tetorit, kënga numëron 6.7 milion klikime në Youtube. Mesa duket kënga ka tërhequr dhe vëmendjen e serbëve.

Këngëtarja Tea Tairovic ka publikuar këngën në versionin serb dhe është pritur mjaft mirë nga publiku vendas.Mediat serbe raportojnë se Tea ka paguar 10 mijë euro për të blerë këngën e Ronelës, sipas rregullave që përdoren në raste të tilla për të mos u quajtur këngë e vjedhur.

Mediat shkruajnë se Ronela u bë e njohur për publikun serb si përfaqësuesja e Shqipërisë në edicionin e këtij viti të Eurovision që u mbajt në Torino.Kujtojmë se Ronela përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, por pa arritur dot të shkojë në finale.

Gjithsesi ajo bëri zhurmë dhe tërhoqi vëmendjen më shumë sesa plot këngë të tjera që shkuan në finale.Ronela u shndërrua në kryefjalë të mëdiave tona po e po, por edhe atyre të huaja për aq ditë sa ishte në Eurovizion, duke arritur më së miri qëllimin e saj.

TE TJERA

spot_img