Nuk ka pranuar të jetë në vend të Metës/ Ja kush është mjeku që refuzoi të bëhej President

Nuk besonim se ka shqiptar, i cili refuzon të bëhet president.

Ja që ka. Halim Kosova ishte një nga 8 emrat e propozuar nga deputetët e opozitës për të garuar për President dhe ka refuzuar.

Në një intervistë për News24, ai është shprehur se është njohur me propozimin nëpërmjet medias dhe ka falenderuar deputetët që e propozuan, por shtoi se është i përkushtuar në profesionin e tij dhe në ndihmën që u jep familjeve në nevojë.“Është një propozim dinjitoz dhe i rëndësishëm, me thënë të drejtën jam njohur nga mediat.

Puna ime, eksperienca ime dhe fakti që kam hapur një fondacion për njerëzit në nevojë me duket më e vlefshme”.“Unë falënderoj çdo njeri që e ka propozuar, por e kam deklaruar që dua të përqendrohem në profesionin tim dhe kryesisht në ndihmën e familjeve në nevojë.

Ky do të jetë prioriteti im”, tha Kosova në News 24.Si e mendoni duhet të jetë jashtë politikës? Halim Kosova: “Mjafton të jetë njeri me dinjitet dhe figurë e pastër.

Shqipëria ke nevojë për figura të pastra”.Pse jo një presidente zonjë? Halim Kosova: “Absolutisht dakord. Në jetë unë kam qejf të bëj atë që di të bëj më mirë. Unë kënaqësinë time e ndjej duke dhënë një kontribut me kaq mundësi sa kam. Unë do të vazhdoj punën e fondacionit një herë”.

TE TJERA

spot_img