Prej ditësh po qarkullon lajmi se martesa midis këngëtarit Blero Muharremi dhe Afrona Dika ka marrë fund, fansat kanë marrë shkas për këtë pasi çifti kanë fshirë të gjithë fotografitë e tyre në rrjete sociale.
Ata kurorëzuan dashurinë e tyre në vitin 2019 por para pak ditësh janë ngritur këto dyshime se ata nuk janë më bashkë.
Nga ana e tyre nuk ka pasur asnjë deklaratë për të pohuar ose mohuar këto zëra, pasi ata kanë preferuar të mos i përgjigjen zërave duke vazhduar normalisht sikur asgjë ska ndodhur.
Pyetje të shumta kanë marrë dhe nga fansat e tyre të cilët i kanë komentuar për marrëdhënien e tyre por sërisht nuk ka pasur një përgjigje nga asnjëri.
Së fundmi këngëtari ka postuar në profilin e tij në Insta Story duke shkruar:
“Edhe pak merr fund pritja, shumë gjëra të mëdha po vinë.”
Akoma nuk e dimë nëqoftëse kjo përgjigje e Bleros i referohet përgjigjes së thashethemeve të këtyre ditëve apo ai po përgatit ndonjë projekt të ri muzikor, kjo gjë mbetet për tu parë në ditët në vazhdim se çfarë e re do të vijë nga këngëtari.