Një ngjarje tragjike është regjistruar në Santorini të Greqisë.
Një aksident i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ka lënë pas një viktimë. Një 29-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor.
Motori me të cilin shqiptari po udhëtonte u përplas me një makinë, e për pasojë i riu ndërroi jetë nga plagët e marra. Sipas mediave greke, motoçiklisti shqiptar 29-vjeçar është përplasur kokë më kokë me një makinë, të drejtuar nga një 30-vjeçar.
Pavarësisht veprimeve të menjëhershme për transportimin e shqiptarit në spital, i riu kishte humbur shumë gjak, e për pasojë nuk arriti të mbijetojë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetime lidhur me aksidentin për të zbardhur të vërtetën e tragjedisë.