Më tallte, ndaj… Ky është polici 25-vjeçar që i mori jetën kolegut brenda në Komisariat…

I riu që shihni në foto është Ludian Zaimi, polici i cili mbrëmë në darkë i mori jetën kolegut të tij Çaush Saliasi, në Komisariatin nr.3 në Tiranë.

Dyshohet se ngjarja e pazakontë ka ndodhur pas një konflikti banal gjatë mbledhjes së ndërrimit të turneve, ku Zaimi ka nxjerrë dhe ka gositur pesë herë kolegun e tij.

Edhe pse Saliasi është dërguar me urgjencë në spital, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Në lidhje me ngjarjen autori 25-vjeçar është shprehur se kolegu e tallte prej kohësh dhe se kjo e kishte çuar në këtë që ndodhi.

Viktima, Çaush Saliasi kishte mbi 20 vite që punonte si efektiv në Polici, ndërsa Zaimi i ishte bashkuar uniformave blu rreth 1 vit e gjysmë më parë.Kjo ngjarje dëshmon më së miri se cfarë niveli është Policia jonë, e cila me të drejtë javët e fundit është vënë në shenjeshtër të opozitës dhe jo vetëm.

Edhe pse me ardhjen e Gledis Nano në krye të Policisë dhe shumë ndryshimeve që ai ka bërë në qarqet e vendit, sërish gjendja e policisë në vendin tonë lë për të dëshiruar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...