Pas ndarjes së bujshme me aktoren Rudina Dembacaj, ish partneri i saj Aleksandër Varfaj po shijon prej kohësh romancën e tij me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën e cila quhet Moza Preza.
E dashura e Aleksandrit nuk është një personazh i njohur për publikun ndaj dhe në postimet e herë pas hershme në rrjetet sociale që ai publikon përpiqet që ta mbajë të fshehtë identitetin e partneres së tij për ndjekësit.
Madje partnerja e re, tashmë është njohur edhe me Viktorian, vajzën që Aleksandri ka me Rudinën. Duket se çifti tashmë po shijojnë lidhjen e tyre së bashku me praninë e vogëlushes. Ish-partneri i aktores publikon shpesh herë imazhe të vogëlushes së tij duke i shprehur dhe dashurinë e madhe që ka për të.
Mirëpo në postimin e tij së fundmi ku ka publikuar një foto të Viktorias, është vënë re komenti i partneres së Aleksandrit ku mund të shihet dhe dashuria që ajo ka gjithashtu për vajzën e tij duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre shkon për bukuri.
“E dashuruar me ty si babi dhe e dashuruar akoma më shumë me vajzën që ti ke rritur…”– shkroi ajo krahas fotos.
Thuhet se çifti kanë nisur edhe bashkëjetesën së bashku. Lidhja e tyre është konsoliduar dhe tashmë ata kanë zyrtarizuar lidhjen duke prezantuar edhe familjet e tyre.
Ndonëse Aleksi nuk i përket botës së mediave, emri i tij u bë i njohur kur u martua me aktoren Rudina Dembacaj. Edhe më i famshëm u bë ‘mekaniku’, si Rudina e quante, kur çifti u divorcua.
Rudina Dembacaj ka treguar përherë se ka një marrëdhënie shumë të mirë me ish-partnerin e saj. Fëmija që kanë në mes, Viktoria, ka qenë një nga arsyet kryesore pse ata të dy kanë ruajtur raportet e mira me njëri-tjetrin. Ata dalin bashkë të tre si familje për shëtitje apo për të shijuar momente të veçanta dhe nuk ngurrojnë që këto t’i ndajnë edhe me ndjekësit në ‘Instagram’.