Aurela Gaçe takon doktoreshën amerikane që 16 vite më parë i shpëtoi asaj….

Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ka vendosur të ndajë sot një moment të vështirë me ndjekësit e saj.

 

Ajo ka postuar në Instagram një foto me doktoreshën amerikane Gwen Korovin, e cila e ka ndihmuar në situatën më të vështirë të jetës.Këngëtarja ka zbuluar se para 16 vitesh ka rrezikuar ta humbasë zërin e saj unik.

 

“Pacientja e saj prej 16 vitesh. Gjatë një periudhe të vështirë timen me kordat vokale, ishte takimi me të që më bëri të kuptoj shumë mbi diçka që e ke edhe nesër mund të mos e kesh.Sa herë jam në New York, patjetër të jem nën kontrrollin e saj.

 

Doktoreshë, faleminderit që më shpëtove zërin. Nuk mund të jetoj pa muzikë dhe faleminderit për kujdesin e madh ndaj meje.Të kam takuar në një periudhë shumë të vështirë dhe ja ku jam, duke performuar më e fortë e më e fortë. Kur hyn në zyrën e saj, muret janë plot falenderime, nga artistët më të mëdhenj të muzikes pop, rock, jazz, opera, artistë të brodway prezantuesë etj.

 

Nuk arrita t’i xhiroj gjithë muret e historisë së saj, por ndihem me fat që e kam mundesine të jem nën kujdesin e saj!”, ka shkruar Aurela.Së fundmi, Aurela bashkë me grupin e saj dhe Eli Farën kanë nisur një tur koncertesh në Amerikë, aty ku numërojnë më mijëra fansa shqiptarë.

TE TJERA

spot_img