Zbulohet i dashuri i këngëtares shqiptare?/ Publikohet video nga ndjekësit e saj…

Në momentin që zgjedh të ushtrosh një profesion “publik” edhe jeta jote personale për pasojë zhvillohet në sytë e të gjithëve.

 

Mirëpo ditët e sotme kryesisht artistët shqiptarë mundohen të tregohen hermetik për sa i përket këtij aspekti. Ndonëse në çdo moment pyeten rreth çështjeve të zemrës ato zgjedhin të mos komentojnë ose t’i shmangen pyetjes.

 

Tayna është një nga artistet e cila edhe pse nuk ka shumë vite pjesë e estradës, ka arritur të krijojë një emër të fortë dhe gëzon një popullaritet të madh. Mirëpo kur bëhet fjalë për jetën e saj private, ajo çfarë dimë është asgjë. Reperja ka zgjedhur që të bëjë zhurmë me artin e saj, duke lënë jashtë “vorbullës” mediatike jetën personale.

 

Mirëpo së fundmi, ka qarkulluar një video në rrjet e cila ka konfuzuar ndjekësit. Bëhet fjalë për një stori të realizuar nga persona të rastësishëm në një lokal në Zvicër. Në video duket mjaft qartë reperja nga Prizreni dhe krah saj një djalë i panjohur.

 

Të gjitha dyshimet shkojnë se ai mund të jetë i dashuri i saj, mirëpo deri më tani nuk mund ta themi me siguri këtë. Akoma mbetet i paqartë raporti midis tyre.

 

Ju kujtojmë që në intervistën e saj të fundit për “Prive” kur u pyet në lidhje me jetën private, reperja tregoi se për momentin ishte beqare, ndërsa sa i përket takimit perfekt me një djalë, ajo tha me shaka se ai duhet të sjellë një aeroplan.

 

“Të më sjellin një aeroplan privat, bëj shaka. Nuk është se di shumë për date, nuk di çfarë vishtet… si shkohet… Nuk di shumë për date.”– tha Tayna.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...