Viktima kishte mbi 20 vite në Polici, efektivi i patrullës qëlloi për vdekje kolegun pas një sherri banal

Efektivi i patrullës së Policisë, Çaush Saliasi mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme pasi u qëllua me armë zjarri nga kolegu i tij, Ludian Zaimi.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja e rëndë ka nodhur pas një konflikti banal gjatë mbledhjes së ndërrimit të turneve, ku Zaimi ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar të paktën 5 herë kolegun e tij.

Mësohet se viktima, Çaush Saliasi kishte mbi 20 vite që punonte si efektiv në Polici, ndërsa Zaimi i ishte bashkuar uniformave blu rreth 1 vit e gjysmë më parë.

Informacion paraprak nga Policia:

Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.

Si pasojë e plagëve të marra, punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...