“Ti je dashnorja e…”- Flamur Noka akuza të rënda Elisa Spiropalit, ministrja: Rri aty si shk…

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka hedhur akuza të rënda ndaj ministres, Elisa Spiropali.

 

Ministrja e Shtetit për Parlamentin gjatë fjalës së saj në Kuvend i vuri në dukje Nokës faktin që po mbronte shumë kreun e PD, Sali Berishën.

 

Ajo i kërkoi që të “rrinte aty ku i ka hije, në pozicionin e tij”. Por Noka iu është drejtuar me akuza të rëndë Spiropalit, duke i thënë se “Ti je dashnorja e …”, pa përmendur emra.

 

Megjithatë, ministrja i ka kaluar fjalët e deputetit demokrat pa i komentuar, duke vazhduar të fokusojë fjalën e saj tek Sali Berisha.

 

Spiropali: O Flamur, po nuk e kuptoj, pse i rri aq afër atij sa dukesh si shkopi i Flamurit, a ka mundësi të rrish në pozicionin tënd, aty ku të ka hije?! Rri aty ku je.

 

 

Flamur Noka: Ti je dashnorja e….

Spiropali: Tani është e habitshme se si mund të ngrihet një njeri i tillë këtu dhe të flasë ende, dhe me një entuziazëm të shtuar, i ka dhënë entuziazëm faktit që mundi partinë e tij. Mund të gëzohet një njeri se ka vendosur poshtë, i ka vënë shkelim në fyt partisë së tij.

 

Ndërkohë në sallën e Parlamentit, Flamur Noka është dëgjuar duke i thënë me ironi Spiropalit: O Donikë, na fol për betejat e Skënderbeut!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...