Ou…! “Sali Berisha nuk është kryetari im”, deputetja e PD: jam me SHBA-në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur menjëherë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve nga selia e PD, ku edhe mbajti fjalën si kryetar i saj i ri.

 

Një mesazh Berisha dha edhe për rivalin e tij, Ibsen Elezi të cilin e përgëzoi për garën me integritet e qytetari. “U krye! U krye, jo zgjedhja e Sali Berishës, por mrekullia e vërtetë shqiptare e Shqipërisë në shekullin të XXI”.

 

Zgjedhja e Berishës nuk i ka lumturuar të gjithë, madje vetë deputetët e djathtë i kanë dalë kundër atij për shkak të marrëdhënieve të vështira me SHBA-të.

 

Deputetja e PD, Oriola Pampuri është pyetur nga gazetarët në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha teksa po futej në sallën e Kuvendit.

 

Pampuri është pyetur se tani pas zgjedhjeve të mbajtura dje, a do ta njihnin Berishën si kryetar i PD. “Do e njihni në një moment të caktuar zotin Berisha si kryetar?” e pyetën gazetarët.

 

“Unë jam në linjën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ishte përgjigja e Pampurit. Një përgjigje e qartë se Berisha nuk do të sjelë unitetin në PD.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...