“Më tallte prej kohësh”, detaje nga vrasja e policit në Tiranë nga kolegu 25-vjeçar

Tirana është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në Komisariatin nr.3.

 

Efektivi i policisë Ludian Zaimi ka qëlluar 6 herë me armë ndaj kolegut të tij Çaush Saliasi, 55-vjeç. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se 25-vjeçari Zaimi ka qëlluar ndaj kolegut të tij pasi ky i fundit sipas tij e tallte vazhdimisht dhe e ngacmonte me fjalë.

 

Edhe më parë dyshja kishte patur debate me njëri-tjetrin por sot pak para se të merrnin turnet debati mori përmasa të mêdha.

 

Viktima kishte 20 vite në radhët e policisë ndërsa autori prej një viti e gjysmë iu ishte bashkuar forcave të policisë. Efektivi Ludian Zaimi është ndaluar në ambientet e Komisariatit dhe pritet marrja në pyetje e tij për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...