Lia e majmunit në Shqipëri? Bino: Vigjilenca duhet rritur, kemi risk të…

Lia e majmunit e cila ka vënë në alarm Organizatën Botërore të Shëndetësisë, nuk ka regjistruar asnjë rast në Shqipëri.

Shefja e departamenit të sëmundjeve infektive pranë Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino thotë se situata po monitorohet.

Silva Bino: Deri tani s’kemi asnjë rast me linë e majmunit në Shqipëri. Risku ekziston, por është i ulët për momentin, por vëmendja dhe vigjilenca duhet rritur.

Transmetimi nga njeriu tek njeriu që ndodh për herë të parë, e ka vënë këtë sëmundje infektive në qëndër të vëmendjes së shëndetësisë botërore.

“Ka marrë rëndësi sepse për herë të parë kemi transmetim nga njeriu tek njeriu, kësaj radhe është një transmetim brenda njerëzve që në përgjithësi është i rrallë.

Në përgjithësi janë persona, meshkuj që kryejnë seks me meshkuj ose biseksualë, ka mundësi që të ketë një lidhje të tillë. Akoma nuk dihet roli i rrugës seksuale“

Por cilat janë shenjat dhe si transmetohet lia e majmunit nga njeriu tek njeriu?

“Fillon me temperaturë, ka rritje të gjendrave limfatike,, pastaj fillon me shfaqjen në lëkurë, fillon në fytyrë, pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve dhe pastaj në gjithë trupin.

Në të gjitha këto faza, personi është infektues, në qoftë se prek rrobat, çarçafët, peshqirët, duke qenë se shfaqet dhe në gojë dhe mjetet e ngrënies mund të jenë mjete transmetuese të virusit”

Nga rastet e deritanishme, është parë që lia e majmunit kalon lehtë. Ajo zgjat 4 apo 5 javë. I sëmuri është infektues gjatë gjithë kohës. Në rastet e shfaqjes së elementëve, në sy mund të shkaktohet verbim./Tv Klan

TE TJERA

spot_img