“Ky do me na bë budallenj me zor”, gazetarja nuk e di që është LIVE në lajme dhe tall Ramën (video)

Pak ditë më parë në Konferencën Ndërkombëtare “ Drejt të Ardhmes: Qyteti im, shtëpia ime ”, në Vlorë, ku u diskutua për një platformë dialogu dhe shkëmbimi idesh me fokus përfshirjen e komuniteteve në vendimmarrje dhe formësimin e së ardhmes.

 

Kryeministri Rama e cilësoi rritjen e çmimeve në sektorin e turizmit në këtë qytet si një shenjë të rritjes ekonomike në tërësi.

 

Teksa lexon këtë lajm, moderatorja e Zjarr Tv nuk përmbahet. Pasi lexon tekstin, pa e ditur që regjistrimi vazhdon, ajo psherëtin kundër Ramës. “Vështirë se do të na bëjë budallenj, Zoti na ruajt ”, thotë gazetarja.

 

Ndërkoëhë në faqen zyrtare të televizionit në fjalë, pronari i tij, i mirënjohur Ismet Drishti pyet ndjekësit: Ta heq nga puna apo t’i shtoj rrogën?

 

Dhe të gjithë komentet ishin për t’i shtuar rrogën, sepse pavarësisht rolit të saj si spikere lajmesh, ky ishte një reagim tejet i sinqertë i dalë nga shpirti.

 

Zjarr Televizion është një media e vogël me një numër të vogël punojësish, që njihet për qëndrimet ironizuese dhe thumbuese ndaj qeverisë.

 

TE TJERA

spot_img