Këngëtari i njohur puth në buzë moderatorin, ashtu si pa dashje (video)

Këngëtari i njohur grek, Stelios Rokos puthi “aksidentalisht” në buzë moderatorin e emisionit televiziv “X Factor”, Andreas Georgiou.

 

Incidenti i puthjes ndodhi gjatë hyrjes së këngëtarit në skenë, i cili teksa përshëndetet moderatorin duke e përqafuar e puthi në buzë.

 

Por mesa duket Stelios nuk i bëri mirë llogaritë, e për pasojë në vend që ta puthte moderatorin në faqe e puthi në buzë.

 

“Stelio më puthe në buzë”, i tha moderatori këngëtarit. Ky i fundit nuk iu përgjigj dhe vazhdoi të ecë për të shkuar te vendi ku ulet juria e emisionit “X Factor”.

 

Video e puthjes së dyshes u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime dhe komente pa fund nga përdoruesit.

 

Ka nga ata komentues që e kanë marrë këtë si një shaka mes dyshes, ka të tjerë që nuk i përmbajnë dot ofendimet. Gjithsesi dyshja ia arriti qëllimit, video u bë virale.

 

TE TJERA

spot_img