Një burrë i dehur ditën e sotme ka ndaluar urbanin në zonën e “Zogut të Zi” në kryeqytet dhe ka terrorizuar qytetarët.
Burime për mediat bëjnë me dije se burri i cili ishte në gjendje të dehur ka ndaluar urbanin dhe i zhveshur ka filluar të bërtasë dhe të ofendojë qytetarët.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, ku mësohet se burri indetiteti i të cilit ende nuk dihet është shoqëruar për në Komisariat.
Incidentet me urbanët në Tiranë janë bërë të zakonshëm tani, por këtë herë nuk ishin ata protagonist, por një i dehur.Gjithsesi “spektakli” u mbyll pa pasoja dhe kjo është më e rëndësishme.
Tani që temperaturat janë ngritur mesa duket kanë ndikuar që ky zotëri të “freskohet” duke pirë.Njerëz të tillë sheh përditë në rrugët e Tiranës, ndonjëherë bëhen dhe burim incidentesh dhe Bashkia duhet të jetë më e vëmendshme ndaj këtyre rasteve.