Debati për faljen! Nano: Jam pro ndalimit të ezanit dhe kambanave!

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar falja e besimtarëve myslimanë në Sheshin Skënderbej dhe për këtë është bërë shkak qëndrimi i vazhdueshëm i analistit Mustafa Nano.

 

Mustafa Nano mendon se një ngjarje e tillë nuk duhet të ndodhë dhe e sheh si një pushtim të sheshit. Ylli Rakipi: Zoti Nano cfarë është shqetësimi juaj në këto pamje që transmetuam? (pamje nga falja e besimtarëve).Mustafa Nano: Etërit themelues të shtetit shqiptar, kanë patur përgjegjësi se i ka bërë bashkë një qasje laike, megjithëse kishin një background Osman.

 

Ishin njerëz, ose me orgjinë myslimane, ose besimtarë. Naim Frashëri ishte besimtar, por dashuria për përëndimi i bënte bashkë këta njerëz. Laicizme, do të thotë që fetë kanë vendin e vetë në shoqëri. Feja është e ndarë nga politika.Hapësira publike, e cila na përket të gjitha, sheshet, rrugët, kodrat, duhet të mbetet laike, të bëjmë çmos ta ruajmë laike. Të mos zaptohet nga njerëz që kanë pasione dhe sentimente fetare.

 

Po bëhet Xhamia e Madhe, Kisha Ortodokse dhe Katolike janë në qendër. U është krijuar rekuizita e nevojshme të ushtrojnë besimin e tyre.Në Britaninë e Madhe, duke qenë se shoqëritë janë multi fetare dhe multi etnike, respektohen të gjithë. U bëhet apel komuniteteve fetare që të mos invadojnë. Kanë hequr kambana dhe ezanin. Unë po të isha në politikë, do të kërkoja heqjen e kambanave dhe ezanit. Nuk janë esenciale këto për fenë, janë garniture.

 

Në perëndim i kanë hequr, edhe kambanat edhe pse është vendi i tyre.Mua me shqetëson fakti i protagonizmi fetar nëpër sheshe. Ashtu lindin emocionet e forta, emocionet e egra, lindin kontrastet mes feve. Mua me shqetëson ekstremizmi dhe tendenca për ta manifestuar publikisht dhe në mënyrë spektakolare fenë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...