“Thashë se ndërrova jetë”, Aureli rrëfen sakrificat e babait birësues në çastin kritik

Ndërsa kujton fëmijërinë e tij në Berat, i rritur nga familja që e birësoi, Aurelit i vijnë ndërmend edhe vuajtjet që ka kaluar, të cilat i ndan në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan.

 

Shëndeti i tij ishte delikat për shkak të një problemi shëndetësor që e shoqëron edhe sot, por atij i kalojnë në mendje episodet e sakrificave të të atit. Në “Ka Një Mesazh Për Ty”, ai rrëfen momentin më të frikshëm të jetës.

 

Aurel: Kur isha 10-11 vjeç pësova një sëmundje në zemër, më vonë mora vesh që kisha një valvul. Babi, rahmet pastë, më ka marrë në këmbë, më ka hipur në autobusin e Beratit direkt në Tiranë se isha me frymëmarrje shumë të keqe. Ishte një ditë e bukur dhe po lozja në lagje me shokët me top dhe papritur të gjitha ata që më panë në spital, thashë se ndërrova jetë. Më bënë kura e ç’nuk më bënë dhe më shtruan qëkur isha i vogël. Kam ndenjur një muaj në Tiranë te Spitali i Fëmijëve.

 

Ardit Gjebrea: Problemi me zemrën vazhdoi?

 

Aurel: Po. Më kanë thënë nga mosha 40 vjeç e lart sipas mjekëve këtu në Tiranë, që duhet të bëj një ndërhyrje, ke një valvul me probleme. Po unë duarkryq nuk rri dot, sado që jam i dobët fizikisht dua të punoj se nuk kam të ardhura./tvklan.al

TE TJERA

spot_img