Sa vende konkretisht ka vizituar Blendi Fevziu?

Blendi Fevziu, njeriu i udhëtimeve që na ka krijuar idenë sikur e kap paniku nëse qëndron më shumë se dy ditë në të njëjtin vend, ka publikuar në Facebook listën e vendeve që ka vizituar.

Udhëtimet e Fevziut janë aq të famshme, sa të gjithë jemi kuriozë të dimë sa vende ka vizituar. “Sa vende të botës ke vizituar e sa të kanë mbetur ende? Kjo është pyetja që ma bëjnë thuajse përditë e sidomos pas çdo udhëtimi”.“Që të mos kthej përgjigje individuale, po i referohem aplikacioneve Mark O’Travel ose Been.

Kam vizituar 130 vende të botës (118 anëtare të OKB-së dhe 12 vende që nuk janë ulur ende atje, si Kosova, Palestina, Qipro Turke etj,” shkruan ai.Sa vende konkretisht ka vizituar Blendi Fevziu?Sipas aplikacioneve të mësipërme, Fevziu ka shkelur në 82.9% të territorit të globit. “Por mbeten ende shumë…pothuajse edhe një herë kaq”, shton gazetari i mirënjohur.

Ky postim i tij na bëri të rikujtojmë se bota është e bukur dhe, mbi të gjitha, që kemi nevojë për disa ditë pushime. Kushdo që po e lexon këtë artikull nga puna, i dërgojmë një përqafim virtual.Mendoni më shumë për veten dhe jetën tuaj. Një jetë keni, jo dy. Askush nuk e parashikon dot të ardhmen, kështu që mendoni për ta shijuar jetën. Sidomos nëse jeni mirë me shëndet, patjetër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...