Pas Bora Zemanit, Spartak Ngjela “fiksohet” me poeten e re: Si sorkadhe, bukuri femërore dhe talent

Avokati Spartak Ngjela duket se ka një vlerësim të veçantë për gratë inteligjente dhe simpatike.

Ai zgjedh që hera herës t’ua shprehë vlerësimin e tij publikisht.

Së fundmi, ai ka zgjedhur të përshkrojë vlerat e një shkrimtareje të re.

Postimi i plotë

Befas më ra për ta lexuar një shkrim me vlerë artistike i shkrimtares Arsinoi Zengo Kallço. Janë disa e disa ata që ma kërkuan që ta postoj në vendin e statusit tim.

Shkrimi i zonjës Zengo gjendet i plotë në faqen e saj, kurse kritika ime është si më poshtë:

Çdo shkrim që të krijon kënaqësi artistike si estetikë e të bukurës, të shtyn për të shkruar rreth tij, me kënaqësinë e krijimit tënd si kritikë. Dhe, prandaj po shkruaj se:

Më pëlqeu shumë shkrimi me patos artistik i shkrimtares se re Arsinoi Zengo.

Shiu është natyrë e thellë femërore në letërsi. Dhe autorja, këtu, e ka këtë intuitë që i zhvillon brenda vetes nevojën për meditim dhe fantazi.

Kjo shkrimtare është një grua e bukur me fantazi, dhe fantazia e hedh në krahët e letërsisë. Se ka shkruar një skicë letrare të bukur me historinë e familjes së saj, dhe ka kaluar: nga shiu te piktura dhe nga piktura te ndjenjat e historisë familjare. Pse?

Sepse e kërkon lansimin e portretit të saj si histori të spikatur të familjes së vet, për të ardhur te kërkesa e saj krijuese për t’u njohur në shoqërinë korçare, por dhe më tej.
Dhe është e bukur.

Dhe ka një emër mitologjik shumë të bukur.

Dhe ka talent për të shkruar.

Dhe autorja është nga Dardha, dhe i ka dhënë edhe fshatit Dardhë vendin e tij brenda vetes, se e di që Dardha është një fshat historik i bukurisë shqiptare dhe historisë së Shqipërisë.

Dhe kjo e zmadhoin së brendshmi autoren.

Dhe ajo vijon me shiun në shkrim, se i duhet magjia e meditimit femëror, dhe mediton poetikisht; dhe përmend edhe poetin e madh të Shqipërisë Drotero Agollin, për dardharen e bukur, kur ky ka thënë “Sorkadhja Dardhare”. Dhe këtu kuptohet që Arsinoi poete këtë e ka për veten. Kështu vijon, dhe ajo përkëdhel veten me poezinë e Driteto Agollot.

Dhe shkrimi vijon për historinë e saj të formimit… dhe shiu i jep motivin e brendshëm për të thënë: unë krijoj se jam e bukur si bukuria e Dardhës, dhe kam dashuri të madhe brenda vetes sime.

Por kjo kuptohet edhe nga shkrimi i saj që është i një natyre të veçantë, që kalon, nga e përgjithshmja si letërsi, tek e veçanta si dashuri e saj, që ajo e rrëfen me bukurinë letrare të një letërsie të veçantë.

Bukuria femërore dhe talenti, të bashkuara te një grua, krijojnë gjithmonë një letërsi meditative të veçantë.

Kjo është poetika e këtij shkrimi të bukur…
Spartak Ngjela
Kjo është shkrimtarja
Arsinoi Zengo Kallço

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...