“Jam akoma e re, mund të të tradhtoja unë”, Anjeza ia thotë troç bashkëjetuesit 72-vjeçar

Alfredo, i cili është italian dhe bashkëjeton me Anjezën, ndodhet në një situatë të vështirë përballë saj në “Shihemi në Gjyq”. Shkak është shtëpia e tyre në Kavajë e cila nuk figuron më nën emrin e Alfredos, por të motrës së një shoku të tij shqiptar.

 

Kjo e ka bërë Anjezën ta sjellë bashkëjetuesin e saj në rubrikën nga “E diela shqiptare” në Tv Klan me dyshimin se ai e tradhton dhe kontrata e pronësisë është prova. Ndërkohë Anjeza, e zemëruar dhe e lënduar, në njëfarë mënyre, i përmend Alfredos detajin e moshës mes tyre, pasi ai është 72 vjeç.

 

Anjeza: Le fëmijën tënd, nusen tënde për t’ia dhënë asaj shtëpinë. Ça është kjo? Unë si duhet të ndjehem?

 

Alfredo: Më kanë mashtruar!

 

Anjeza: Më fal, unë si duhet të ndjehem si femër? Më thuaj, si duhet të ndjehem? Jam akoma e re, mund ta bëja unë, jo ti.

 

Alfredo: Nuk të kuptoj, kemi qenë 15 vite bashkë. Njëri më i bukur se tjetri fëmijët që kemi bërë dhe ti nuk më njohe mua?

 

Anjeza: Ti ku arrite? Pse më bëre të të sjell këtu? Pse e bëre veten ti? Pse duhet të marr unë fëmijët dhe të nisem? Ti duhet t’i sistemoje gjërat para që unë t’i zbuloja.

 

Alfredo: Unë tani e zbulova, tani. Çfarë po më thua?/tvklan.al

TE TJERA