I nxehti ekstrem, 40° Celsius në mes të majit, Agjencia Shtetërore e Motit ​​paralajmëroi

Disa zona të Spanjës po përjetojnë muajin maj më të nxehtë ndonjëherë, me temperatura që arrijnë mbi 40 gradë Celsius në disa vende.

Pritet qe keto temep[eratura te vijn dhe drejt vendin tone ne javet ne vazhdim.

Agjencia Shtetërore e Motit paralajmëroi autoritetet lokale në 10 rajone, duke thënë se mund të përballen me një nga valët më intensive të të nxehtit në vite.

Qyteti i Jaén në Spanjën jugore regjistroi të premten temperaturën më të lartë të majit prej 40 gradë Celsius.

Ndryshimet klimatike po i bëjnë valët e të nxehtit më të shpeshta dhe më intensive.

Moti i ngrohtë pranveror i Spanjës është rezultat i ajrit të nxehtë që vjen nga Afrika e Veriut, duke bërë që temperaturat të rriten deri në 15 gradë Celsius mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

Rajonet më të goditura janë Andaluzia në jug, Extremadura në jug-perëndim, Madridi dhe Castilla La Mancha në qendër dhe Aragona në veri-lindje.

TE TJERA