Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj do të bëhen prindër shumë shpejt. Lajmin e ëmbël e konfirmuan vetë ata përmes videoklipit të këngës së fundit.
Në një nga pjesët e klipit “Ama”, dyshja çajnë edhe tullumbacet, duke zbuluar gjininë e fëmijës që do të jetë vajzë.Pak ditë më parë, Eni dhe Genci kanë ndarë disa fotografi të veshur si nuse dhe dhëndër ndërsa kanë zbuluar se janë martuar ligjërisht në vitin 2019.“Mr & Mrs Prelvukaj.
Të martuar që prej vitit 2019″, ka shkruar çifti krahas fotove. Kujtojmë që pak kohë më parë, kur u pyet se kur do të bëjnë një dasmë, Eni tha: “Nuk besoj se do të bëj dasmë. Çdo ceremoni simbolike e kemi bërë vetëm me familjet tona.”Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet më simpatikë të shoëbizit shqiptar.
Dedikimet mes tyre janë të shumta dhe asnjëri nuk e ka problem të shprehë hapur dashurinë që ka për tjetrin.Burime prane ciftit kanë bërë me dije se këngëtarja është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do bëhet nënë me fëmijën e parë. Prej vitesh tashmë, ata janë në një lidhje të konsoliduar, e tanimë dashuria e tyre do të vuloset me një bebush!