Çmendet moti…/ Java fillon më stuhi, breshër dhe vapë

Teksa kjo fundjavë është karakterizuar me temperature të larta verore dhe ka nisur plazh në qytetet bregdetare, duket se e hëna sjellë një ndryshim drastik të motit.

 

Konkretisht sipas sinoptikanëve më 23 maji, pritet që temperaturat të ulen, ndërsa vranësirat do të jenë prezentë në pjesën më të madhe të territorit.

 

Gjatë orëve të mesditës vranësirat do të rriten duke sjellë reshje shiu, stuhi në disa zona por edhe breshër lokal. Dukuritë e tilla do të shfaqen kryesisht në zonat malore të vendit.Temperaturat do të luhaten nga 6 deri në 25 gradë celcius. Pavarësisht kapriçove të motit gjatë të hënës, e mërkura duket se rikthen temperaturat e larta dhe motin me diell.

 

Deri në fund të muajit pritet të ketë luhatje të vazhdueshme të motit që do të jetë i paqëndrueshëm, për t’i lënë mas vendin vapës.Sinoptikantët paralajmërojnë se sivjet do të kemi një verë tejet të nxehtë, me temperatura akoma dhe më të larta se ato të vitit të kaluar.

TE TJERA

spot_img