72 vjeç dhe shkon me…”, gruaja: Duart në zjarr nuk i vë!

Seanca e ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq” ka mbërritur drejt fundit. Alfredo dhe Anjeza ende nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët lidhur me akuzën e tradhtisë ndaj italianit 72-vjeçar.

 

Anjeza kërkon që ai të sqarojë çështjen e apartamentit të tyre dhe ta vendosë në emër të fëmijëve, ndërsa nuk beson që Alfredo ka rënë pre e një mashtrimi. Ky i fundit, i cili gjeti edhe përkrahjen dhe besimin e publikut të “E diela shqiptare” në Tv Klan vazhdoi t’i qëndronte ndjenjës së tij për Anjezën dhe fëmijët.

 

Alfredo: Sipas teje, pas gjithë këtyre viteve bashkë, do i jepja shtëpinë një njeriu të huaj?

 

Anjeza: Ah, se di, e di ai.

 

Alfredo: Më shumë më besoi publiku se ti. Ajo që them ajo është e vërteta.

 

Anjeza: Të njoh më shumë, si ka mundësi që qenke mashtruar pas atij?

 

Alfredo: Ti më njeh mirë sepse…

 

Anjeza: Pranaj, nga ajo që të njoh mirë. Ndoshta ka qenë më e mirë se mua.

 

Eni Çobani: Ah, këtë s’e dimë.

 

Alfredo: Po jo lëre.

 

Anjeza: Ndoshta bën ledhe më mirë se mua? Të kam mbajtur si fëmijë të vogël, e di shumë mirë ti. Të kam mbajtur pa u ngritur nga gjumi, nga krevati, kafenë e të gjitha, kohën e Shqipërisë atëherë të kam bërë.

 

Alfredo: Kur jam me ty kam gjithë botën, 72 vjeç tani do bëj këto gjëra? Nuk ekziston!

 

Anjeza: Për ne që thotë ai 72 vjeç po e njoh unë ose ajo që i ka dhënë shtëpinë.

 

Ardit Gjebrea: Më fal Anjeza, të të them një gjë? 72 vjeç dhe ti beson që ky mund të shkojë…po ti çfarë bën?

 

Anjeza: Duart në zjarr nuk i vë.

 

Ardit Gjebrea: Marshalla atëherë!

 

Çështja do të ndiqet nga Eni Çobani dhe palët për të arritur gjetjen e së vërtetës dhe së pari, kthimin e apartamentit te pronari i saj origjinal, Alfredo./tvklan.al

TE TJERA