24 vjeçe me 9 fëmijë, historia e pazakontë e nënës së Shotës

Familja e Shotës është e pazakontë, e madhe, e mbrujtur me dashuri për njëri-tjetrin.

 

12 fëmijë të rritur bashkë, të cilët nuk janë të të njëjtëve prindër. Shota tregon në “Ka Një Mesazh Për Ty” se babai i saj është më i vogli mes 7 fëmijëve, por në shtëpi ka jetuar së bashku me vëllanë e parafundit.

 

Nëna e Shotës dhe kunata e saj kishin një marrëdhënie të shkëlqyer, rrëfen ajo për rubrikën e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan. Por një ngjarje fatkeqe do të sillte një humbje të madhe për familjen, edhe pse u bë një nga shkaqet e forcës dhe harmonisë mbizotëruese të saj.

 

Shota: Ajo kishte pesë fëmijë dhe në fëmijën e gjashtë kunata vdiq në lindje. Fëmija i madh ishte 8 vjeç dhe fëmija i vogël i sapolindur. Ajo ishte 29 vjeçe, mami im ishte 24 vjeçe.

 

Ardit Gjebrea: Po mami sa fëmijë kishte?

 

Shota: 3 fëmijë. I madhi ishte 4 vjeç, i dyti 2 vjeç, e treta isha unë 4 muajshe.

 

Ardit Gjebrea: Pra, jemi në një familje, për të imagjinuar ku janë dy vëllezër, vëllai që është pak më i madh se sa babai yt, që kishte pesë fëmijë dhe në momentin që lindi i gjashti, humbet bashkëshorten. Ndërkohë vëllai tjetër që ishte më i vogël kishte 3 fëmijë. Pra dy familje tashmë me 9 fëmijë. Çfarë ndodhi? Në këtë moment ju thatë vetë që gjendja ekonomike nuk ishte shumë e mirë. Çfarë do ndodhte me këta 6 fëmijë që mbetën jetimë, pa nënë?

 

Shota: Në atë moment për mamin tim ka qenë një tragjedi. Edhe për babain e fëmijëve në radhë të parë dhe babain tim, që jetonin bashkë. Kur vdiq nusja e xhaxhait, mami im ishte 24 vjeçe dhe i binte të ishte mamaja e 9 fëmijëe. Pasi u bë ceremonia mortore, u diskutua nga disa njerëz të farefisit jo të largët, xhaxhallarët thanë “po sikur t’ia marrim një fëmijë, t’ia lehtësojmë këtë barrë, si do bëjmë?”

 

Mami im, në ato momente siç ma ka thënë dikur, tani s’ia kam kërkuar, por e mbaj mend shumë mirë, mbylli sytë dhe vendosi duart te koka e vet, në atë moment, “po sikur të jenë fëmijët e mi dhe të rriten pa dashurinë e njëri tjetrit, larg njëri-tjetrit?” Dhe në atë moment, nuk ka pyetur askënd, ka thënë “këta fëmijë me bukë e pa bukë, do rriten me fëmijët e mi”./tvklan.al

 

 

TE TJERA

spot_img