Në Vlorë janë 1 mijë vende pune dhe se sa është rroga e tregoi Arben Ahmetaj

Zv kryeministri, Arben Ahmetaj tha se në Vlorë sot janë 1 mijë vende pune bosh, duke folur në Konferencën Ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes” “Qyteti im,

Shtëpia ime”Një platformë dialogu dhe shkëmbimi idesh me fokus përfshirjen e komuniteteve në vendimmarrje dhe formësimin e së ardhmes, Ahmetaj theksoi:“Idetë tona për të ardhmen e qytetit por duke e parë në tërësinë e fenomenit, në themel politika evropiane, politika jonë për gravitetet e qyteteve si qendra të zhvillimit ekonomik.

Me zhvillimin që mori kryeqyteti ne filluam të mendonim se vendi rrotullohet rreth Tiranës. Tani ne kemi mundësi të themi nuk është vetëm Tirana, është Vlora, Fieri, Durrësi, Korca, Shkodra, pra sot vendi ekonomikisht rrotullohet rreth qyteteve, përmes investimeve, mbështetjes së sipërmarrjeve të reja, krijimit të vendeve të reja të punës.

E dua tu them se vetëm Vlora ka nevojë për 1 mijë të rinj burra e të reja të mbushin atë 1 mijë vende bosh të punës që janë në qytet”.Vetëm se zv.kryeministri nuk tha sa janë rrogat, si janë kushtet e punës, a punohen sigurimet shoqërore etj, apo këto s’kanë rëndësi për Ahmetajn.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...