I fiksuar pas aktores shqiptare, Agron Llakaj rrëfen filmin që ka parë 12 herë vetëm prej saj

Aktori i madh i humorit, Agron Llakaj ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e Romeos dhe Donaldit, “Me ler të flas”.

Duke ditur raportin e Gonit dhe binjakët, pasi ka qenë ai i cili i ka dhënë dritën jeshile në fillimet e tyre, aktori ishte mjaft i lirshëm ku foli edhe diçka më tepër se zakonisht.

Rajmonda Bulku cilësohet si një nga aktorët më të mira dhe të bukura shqiptare. Dhe një nga shumë personat që e kanë patur qejf atë është edhe Agroni.

Ai zbuloi se e ka patur shumë qejf kur ajo sapo kishte nisur karrierën si aktore dhe një nga filmat e saj tha se e ka parë 12 herë në një javë.

“Filmi që ka bërë çudi ka qenë “Zonja nga qyteti”. Isha fiksuar me Rajmonda Bulkun. Ishte film shumë i bukur dhe ajo ishte aktore e re. Në atë kohë ishte ikona e kinemasë shqiptare për bukuri.

Edhe sot ajo është zonjë e bukur. E kam parë 12 herë brenda një javë. Pjesa e preferua ishte kur e kapte nga duart dhe ëndërroja se do e puthte por ai nuk e puthi kurrë në 12 herët që e pashë unë.”- u shpreh ai.

TE TJERA

spot_img