“Gratë e vajzat kryevepër, burrat për të mos i parë…”/ Kryeministri Rama me mesazh të fortë

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar vlonjatëve që të mbajnë pastër ambientin e tyre dhe të mos hedhin mbeturinat në tokë, duke thënë se “kanë në dorë diçka shumë të rëndësishme, që duhet ta vlerësojnë”.

Rama foli nga qyteti bregdetar, teksa u shpreh se një ambient i papastër largon turistët nga Vlora.

Ndërsa u kujtoi një shprehje të gjyshërve vlonjatë që sipas tij thoshin: “Lahu sa më shumë në det”.

“I them këto sepse vlonjatët, sidomos, vlonjatët duhet të kuptojnë se kanë diçka të rëndësishme në dorë, në raport me ekonominë e tyre, të mos hedhin plehrat në tokë. Për të ndërtuar turizëm të mirë s’mjaftojnë shtretërit, palmat e ndriçimi, por duhet kryesori, i zoti vendit, që është banori.

Nëse e konceptojmë si shtëpinë tonë dhe nëse kur dalim nga muret e shtëpisë ndjejmë të njëjtët pastërti si brenda, Askush si hedh plehrat në kuzhinë, por në kosh. Nëse hedh plehrat në tokë, i heq qytetit të ardhura, përzë çdo turist që shikon atë mbeturinën në tokë.

Ata thonë “deti i bukur, rëra e mirë, dielli fantastik, gratë e vajzat kryevepër por burrat për t’i marrë dhe për të mos i parë më kurrë”. sepse kjo është edhe e vërtetë ndër të tjera, po le të mos e themi këtu se kemi edhe komshinjtë që janë burra më të mirë se ne. Ndaj gjyshërit këtu në Vlorë thoshin lahu sa më shumë në det”, tha Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...